“Do themi, kunat 1 e Kunat 2”/ Fuga: Për injorantët që mbrojnë Prindi 1 e Prindi 2

Profesor Artan Fuga ka ironizuar idenë e përdorimit të termave “Prind 1” dhe “Prind 2”, duke e cilësuar atë si qesharake dhe të skajshme. Në një reagim të tij, Fuga tha se kjo nismë injoron “mijëra vite dituri njerëzore” dhe teoritë e psikanalizës, duke u shprehur se kush nuk kupton bazat e saj është “kokrra e injorantit”.

Ai shton se nëse do të përdoren termat “Prind 1” dhe “Prind 2”, atëherë në mënyrë absurd do të duhej të zëvendësoheshin të gjithë termat familjarë dhe shoqërorë: “Gjysh 1 dhe Gjysh 2, teza-dajua 1 dhe teze-dajua 2, hallo-xhaja 1 dhe hallo-xhaja 2… madje edhe për veten dhe të dashurat e tyre do të thonë ‘Vetja 1 dhe Vetja 2’.”

Sipas Fugës, kjo mënyrë e të folurit e bën konceptin praktikisht të pamundur dhe në nivel gjuhësor të absurdit.

Ai paralajmëroi se do t’i kthehet çështjes më gjerësisht brenda pak javësh.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME