Djali i njërit prej pronarëve të ‘Abi Center’ ia ‘shkelë’ gazit mbi 200 km/h në autostradë FOTO

Nga 3 prilli, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka për qëllim veçanërisht rritjen e sigurisë rrugore dhe parasheh masa më të ashpra ndëshkuese për kundërvajtësit. Ndonëse Policia me të madhe po dënon ata që shkelin rregullat, shoferët po vazhdojnë të mos i respektojnë, raporton Gazeta Sinjali.

Jo rrallëherë, të tilla raste zbulohen edhe përmes rrjeteve sociale, ku shoferët publikojnë pamje, sidomos të shpejtësisë në të cilën lëvizin.

Kështu ka vepruar edhe djali i njërit prej pronarëve të kompanisë ‘Abi Center’ në Prizren, Erman Fusha, i cili diku në autostradë ia ka shkelur gazit mbi 200 kilometra më orë.

Videoja e këtij rasti ka ardhur në adresë të redaksisë dhe dëshmon se i njëjti ka qenë në lëvizje 201 km/h.

Ndryshe, sipas ligjit të ri, parashihet 300 euro gjobë, ndalim vozitjeje për 3 muaj dhe 3 pikë negative për tejkalim shpejtësie për 50-100 km/h, ndërsa 500 euro gjobë, ndalim vozitjeje për 6 muaj dhye 5 pikë negative për tejkalim shpejtësie për mbi 100 km/h, jashtë vendbanimit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here