Disa deputetë të pakicave që e mbështesin Kurtin: E dimë emrin e kandidatit për kryeparlamentar, por duhet ta thotë kryeministri

Disa deputetë të zgjedhur të pakicave thanë se janë për votimin e kryetarit të Kuvendit dhe të Qeverisë.

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilia Rexhepi dhe ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi folën para gazetarëve me besim se do të votohet Qeveria Kurti 3.

Para seancës konstituive të Kuvendit, ata thanë se e dinë edhe emrin e kandidatit për kryeparlamentar që LVV-ja duhet ta propozojë nesër në Kuvend.

“Nesër votojmë kryetarin e Parlamentit.Shohim pastaj si shkojnë procedurat”, tha Rexhepi.Ne e dimë, ama këtë duhet ta thotë kryeministri”, tha ajo për kryeparlamentarin.

Krasniqi tha se 7 deputetë të zgjedhur të pakicave do të jenë “një forcë e rëndësishme në qeverinë e z.Kurti”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here