Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar pasi që pjesëtaret e Policisë së Kosovës janë pajisur me armë të gjata.
Në profilin e tij në Facebook, Basha ironizoi duke thënë se “tani po bërtasin “halxhitni palet”, derisa shtoi se paret harxhohen, por jo duke ble toka me forcu veten, por duke ble armë me forcu shtetin.
Postimi i plotë i Bashës:
𝗧ë 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗮 𝗽𝗮𝘁𝗿𝘂𝗹𝗹𝗮𝘁 𝗲 𝗣𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝘀ë 𝘀ë 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃ë𝘀 𝗽𝗼 𝗽𝗮𝗷𝗶𝘀𝗲𝗻 𝗺𝗲 𝗮𝗿𝗺ë 𝘁ë 𝗴𝗷𝗮𝘁𝗮!
Tani po bërtasin, “haLxhitni paLet.”
Paret harxhohen, por jo tu ble toka me forcu veten, por duke ble armë me forcu shtetin! Mos kofsha n’lëkuren e juve sa vështirë e keni.