Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Kijevë-Malishevë, për të cilin deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Përveç dëmeve materiale, mes të përfshirëve në këtë aksident, pati edhe konfrontim.
Në pamjet e publikuara nga media lokale “Klina Info”, shihet se njëri nga shoferët e ka sulmuar shoferin tjetër duke e goditur dritaren e pjesës ku ndodhej ai.“Dil, dil, t’i q**** robët”, dëgjohet duke e ftuar në përleshje, teksa mbante në dorë një shkop bejsbolli.
Në pamje shihen edhe dy gra të cilar tentojnë ta ndalojnë.