“Dil ma shpejt se s’kom vakt”/ Shoferi ‘kapadai’ i Trafikut Urban kapet me udhëtaren me fëmijë në karrocë

Denoncimet e qytetarëve karshi Trafikut Urban në Prishtinë janë jo fort të rralla. Përderisa në të kaluarën ka pasur më shumë ankesa shumë për çmimet e biletave, oraret apo kushtet bazë, listës së ankesave i është shtuar edhe sjellja jokorrekte e shoferëve në disa linja. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur sot në një autobus të linjës 1, raporton Gazeta Sinjali.

Në një rrëfim për Sinjalin, një grua ka treguar se si u ballafaqua sot me shoferin e autobusit të Linjës 1, me targat 01 – 730 – JF, teksa ishte duke dalë nga autobusi.

Gruaja e cila ishte me fëmijën e saj në karrocë thotë se e zuri dera e autobusit, pasi shoferi e kishte hapur dhe mbyllur dy herë, derisa ajo po tentonte të largohej. Përballë kësaj situate, ajo thotë se e ka kapur paniku dhe ka kërkuar kujdes nga shoferi.

Por, sipas saj, sjellja e tij ka qenë arrogante, e madje në një moment i është drejtuar me fjalët “Dil ma shpejt se s’kom vakt me të pritë..”.

Rastin, ajo thotë se e ka denoncuar dhe pret të ndërmerren veprimet e nevojshme.

“Në orën 14:00, derisa kam qenë duke zbritur nga autobusi, shoferi ma ka mbyllur derën. Unë kam qenë me karrocë me fëmijë dhe në ato momente kanë bërtitur udhëtarët që të ketë kujdes. Kur kam deshtë me dalë, u ka hap dhe prapë i ka mbyllë dhe për një moment më ka zënë dera. Me kapi panik i madh.. Unë isha me vajzën me karrocë. Kur i kërkova që të kishte kujdes, më tha “dil ma shpejt se s’kom vakt me të pritë ty”. Unë nuk u vonova as asgjë…sjellja e tij ishte e keqe, reaguan edhe udhëtarët e tjerë. Trafikun Urban e lajmërova, do të shohim..” – tha ajo për Sinjalin.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here