Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu dyshohet se ka ndodhur së fundmi në një familje në Dragash, ku një 71-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sinjali mëson se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe e cila ka rrëfyer se raste të tilla kanë ndodhur sistematikisht në familjen e tyre.
Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe inicimi i rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.