Detaje nga rasti në Shëngjin – Punëtori humbi jetën pasi u rrëzua, disa persona e dërguan në spital dhe ikën

Një person ka humbur jetën në vendin e punës në Shëngjin. Viktima është identifikuar si Preng Gjoni.

TopChannel mëson se viktima ka qenë punëtor ndërtimi pranë një objekti që është në ndërtim e sipër.

Nga burimet e spitalit bëhet me dije dhe dyshohet se është rrëzuar dhe një objekt i ka rënë në kokë duke rezultuar goditje fatale, pasi ka ndërruar jetë menjëherë.

Sakaq, ai u dërgua në spital me makinë private dhe pasi e kanë lënë viktimën janë larguar menjëherë nga spitali. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po heton në lidhje më këtë ngjarje tragjike.

Ndërkohë dy ditë më parë, edhe një i ri, Emiliano Frroku, humbi jetën tragjikisht, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights