Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua mbështetësve në tubimin “Nuk e dorëzojmë Serbinë” në Beograd dhe theksoi se disa kishin thënë se janë kundër dhunës, por pastaj e përdornin dhunën çdo ditë. Gjersa ai po mbante fjalim, qytetarët shihen duke ikur prej tubimit.
Ai tha se në këtë ngjarje nuk kishte grindje dhe përplasje dhe goditje me topa, raporton danas.rs. “Prej gati 13 vjetësh mbaj një funksion në shtetin e Serbisë. Kam dhënë gjithçka nga vetja, ashtu si shokët e mi, që Serbinë ta bëjmë më të mirë. Këtë vit, nëse kjo nuk do të ishte bërë kundër vendit, do të ishim ekonomia që rritet më shpejt në të gjithë Evropën”, tha ai.
Tradicija se nastavlja, dok predsednik govori – publika razlaz. pic.twitter.com/0Y3jX6Hgab
— Željko Veljković (@novinarupenziji) April 12, 2025
Vučić theksoi gjithashtu se ata kërkuan dialog, dhe kur iu ofrua, ata thanë se po bënin shaka dhe nuk do të angazhoheshin në dialog, shkruan nova.rs.
Ai shtoi se ndoshta do të kishin mundur të kalonin me një revolucion të ngjyrosur, nëse nuk do të kishin bërë një gabim të madh në atë agresion të madh.