“Deri në 1600 euro” – ja sa do të përfitojnë kategoritë e dala nga lufta pas rritjes së pensioneve

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, pensionet e kategorive të dala nga lufta, janë rritur për mbi 20 për qind.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shpjeguar në konferencë për media vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës.

Sipas Murati, pensionet e kategorive të dala nga lufta janë rritur për mbi 20 për qind.

Ai ka shpjeguar në detaje pensionet e familjarëve të dëshmorëve.

Familja që ka dhënë një dëshmor ka marrë pension në vlerë prej 448.13 euro, ndërkaq me rritje, pensioni do të bëhet 537.76 euro.

Familja që ka dhënë dy dëshmorë ka marrë pension në vlerë prej 537.75 euro, ndërkaq me rritje, pensioni do të bëhet 806.63 euro.

Familja që ka dhënë tre dëshmorë ka marrë pension në vlerë prej 582.57 euro, ndërkaq me rritje, pensioni do të bëhet 1075.51 euro.

Familja që ka dhënë katër dëshmorë ka marrë pension në vlerë prej 627.39 euro, ndërkaq me rritje, pensioni do të bëhet 1344.39 euro.

Familja që ka dhënë më shumë se katër dëshmorë ka marrë pension në vlerë prej 672.19 euro, ndërkaq me rritje, pensioni do të bëhet 1613.27 euro.

Përpos familjarëve të dëshmorëve, rritje kanë shënuar edhe pensionet tjera të kategorive të dala nga lufta.

Pensioni i invalidëve të luftës me dëmtime prej 80% të trupi do të marrë pension në vlerë prej 537 euro, nga 448 euro sa kanë marrë deri më tani.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here