Deputetët e Memli Krasniqit nuk e përjashtojnë mundësinë e koalicionit me Lëvizjen e Albin Kurtit

Dy deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës nuk e përjashtojnë mundësinë për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Që të dy, Xhavit Haliti e Hisen Berisha thonë se këtë mund ta bëjnë vetëm për një arsye. Për të mirën e Kosovës

Haliti ka thënë se partia e tij është e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

I pyetur se a mund të bëjnë Qeverinë bashkë me kryeministrin, Albin Kurti – ai tha se nuk ka ndonjë kufizim persona dhe në fund të fundit të gjithë duhet të punojnë në të mirë të Kosovës.

Tutje, ai tha se nuk ka dal dhe nuk del asnjëherë kundër partisë.

“Unë nuk kam ndonjë kufizim personalisht me um pyet mua. Në politik nuk ka armiq të përhershëm dhe po ashtu miq të përhershëm. Në qoftë se interesat përputhen pse mos me ba, në fund të fundit të gjithë jemi të interesuar dhe duhet me punu për Kosovën, e jo për vetën”.
Unë nuk jam kundër partisë dhe nuk dal asnjëherë kundër saj, por mendimet që i jap të pavarura nuk do të thotë se janë mbi partinë”, ka thënë Haliti në Tëvë 1.

Edhe deputeti tjetër i PDK-së, Hisen Berisha, nuk e ka përjashtuar koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se takimi i PDK-së me kryeministrin ka qenë për “shpëtimin e Kosovës”.

“Mundet krahas Kosovës të përfitojë e shpëtojë edhe Albini në këtë proces politik që është fundi i tij politik ku e ka çu Kosovën”, ka thënë Hyseni i cili ku është pyetur nëse PDK-ja do t’ia japë këtë mundësi shpëtimi Albin Kurtit, është përgjigjur se “ne do t’ia japim Kosovës këtë shpëtim, nëse përfiton ai në shpëtim të Kosovës le të shpëton”.

Megjithatë, Berisha ka shtuar se nuk ka asnjë element që i përafron programet e dy partive.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here