Del vërteta për COVID-19? Trump thotë se gjithçka ishte një mashtrim!

Shtëpia e Bardhë ka publikuar së fundmi një faqe zyrtare ku mbështet hapur idenë se koronavirusi COVID-19 nuk ka ardhur nga natyra, por ka rrjedhur nga një laborator në Kinë, transmeton Korrespodenti.

Faqja, që i ngjan një posteri filmi, mban titullin “Rrjedhja e laboratorit”, me një imazh të ish-presidentit amerikan Donald Trump në qendër dhe një nëntitull që shkruan: “Origjina e vërtetë e COVID-19”.

Në këtë publikim, Shtëpia e Bardhë kritikon ashpër median, politikanët, autoritetet shëndetësore dhe shkencëtarin e njohur amerikan, Dr. Anthony Fauci, duke i akuzuar se e kanë shtyrë publikun të besojë teorinë se virusi u përhap në mënyrë natyrale.

Sipas kësaj faqeje, ekzistojnë prova të shumta që virusi mund të ketë dalë nga një laborator në qytetin Wuhan të Kinës – qendra ku shpërtheu fillimisht pandemia.

Pesë vjet pas shpërthimit të koronavirusit, debati për origjinën e tij vijon ende. Nuk është e qartë nëse virusi kaloi nga kafshët te njerëzit apo nëse ndodhi një aksident laboratorik.

Në këtë faqe kritikohet edhe mënyra se si u menaxhua pandemia në fillim: masat si distancimi social, maskat dhe mbylljet e plota konsiderohen të gabuara dhe të panevojshme.

Një nga veprimet e para të John Ratcliffe si drejtor i CIA-s ishte pikërisht ndryshimi i qëndrimit të agjencisë ndaj origjinës së virusit. Që në janar, CIA sugjeronte se është më e mundshme që virusi të ketë dalë nga një laborator sesa nga natyra.

Në dhjetor të vitit të kaluar, një nënkomision i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së publikoi një raport që mbështeste këtë teori.

Edhe Lothar Wieler, ish-drejtues i Institutit gjerman Robert Koch (RKI), u shpreh së fundmi në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung se teoria e origjinës laboratorike është më e besueshme.

Instituti Robert Koch është institucioni më i rëndësishëm në Gjermani për mbikëqyrjen e sëmundjeve dhe shëndetit publik. /Korrespodenti

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here