Deklarohet KFOR’i për hyrjen e FSK pa leje në Veri

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është deklaruar ekskluzivisht për Klankosova.tv pas rastit të sotëm, ku pjesëtarë të Forcës së Sigurisë e Kosovës u futën gabimisht në veri të vendit, pasi e kishin ngatërruar drejtimin e lëvizjes.

Në përgjigjen e dhënë për Klankosova.tv, KFOR njoftoi se komandanti i tyre [Ozkan Ulutash] ka zhvilluar bisedë me Bashkim Jasharin, për lëvizjen e gabuar të njësisë së FSK-së.

Jashari ia ka përsëritur Ulutashit se devijimi ka qenë i përkohshëm si pasojë e ‘një gabimi’, transmeton Klankosova.tv

“Kjo pikë u theksua sërish gjatë një bisede telefonike sot mes Komandantit të KFOR-it dhe Komandantit të FSK-së. Komandanti i FSK-së konfirmoi se njësia e FSK-së kishte devijuar përkohësisht nga rruga e saj për shkak të një gabimi”.
“Ne e kemi pranuar deklaratën e bërë nga Policia e Kosovës dhe nga FSK-ja, se njësia përkatëse e FSK-së kishte dalë gabimisht për disa minuta nga itinerari i saj dhe ishte kthyer menjëherë në rrugën fillestare, në jug të Kosovës”.

Nga KFOR deklaruan po ashtu se e mirëpresin “respektimin e vazhdueshëm nga ana e FSK-së të marrëveshjes së gjatë për të mos dërguar personel të FSK-së në veri të Kosovës pa njoftimin dhe miratimin paraprak të Komandantit të KFOR-it.”

Në fund u tha se ky mision është i pozicionuar mirë në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë veriun e vendit dhe është i gatshëm të reagojë ndaj çdo zhvillimi të rëndësishëm në aspektin e sigurisë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME