Opinionisti Ilir Dedaj nuk sheh që Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka numrat për të ndërtuar qeveri të re – ndërsa thotë se “skenari më i papërgjegjshëm” do të ishte nëse Kurti nuk do të propozonte kryetar të Kuvendit në seancën e nesërme.
”Deri në këtë minutë, ende nuk i ka 61 deputetë. Edhe me ata 61 e kam ende të paqartë mbi çfarë programi do të ndërtohet ajo qeveri’’, u shpreh ai në “Rubikon” të Klan Kosovës.
”Skenari më i keq dhe më i papërgjegjshëm do ishte nëse s’e bënë propozimin nesër kandidati për kryetarin e kuvendit”.