Dakordohen SHBA dhe Arabia Saudite, nënshkruajnë marrëveshjen prej 142 miliardë dollarësh për armët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan një marrëveshje armësh me Arabinë Saudite.
Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë thotë se marrëveshja ka një vlerë prej 142 miliardë dollarësh.

Akti përfshin sigurimin e Arabisë Saudite me “pajisje dhe shërbime luftarake të teknologjisë së fundit nga mbi një duzinë firmash mbrojtëse amerikane”.

Marrëveshja u nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.

Gjatë takimit, Trump kujtoi gjithashtu vizitën në Arabinë Saudite në vitin 2017 – gjatë mandatit të tij të parë në detyrë – dhe i tha MBS se investimet nga kombi i Gjirit do të ndihmonin në krijimin e vendeve të punës në SHBA.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here