Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka rrëfyer detaje nga qëndrimi i tij në Hagë, teksa ndër tjera foli edhe për takimet me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton GazetaDemos.
“Hashim Thaçin e kemi pa kur ka ardhë. Të tregoj të drejtën e kam pas një paragjykim për të, por Thaçi është i pari ai, i dyti Rexha, që na ka dalë…baca Jakup, që na kanë dalë në dritare, sepse na bërtitshim, sepse e dishim që janë diku, edhe janë dalë në dritare. Atëherë jau kemi çu grushtin, i thoshim ‘mos t’jau nin, UÇK-ja është këtu’”.
Teksa i dha këto detaje për takimet nga distanca, Haradinaj tregoi edhe për takimet sy më sy me ish-krerët e UÇK-së.
“Neve na kanë marr edhe na kanë çu te ata. Baca Jakup ishte i pari, i dyti Hashimi, i treti Kadria dhe Rexha i katërti. Kur jemi shku ne, veç e kemi vazhdu poshtë. [Takimi me ta] ishte vëllazëror, miqësor, triumfues, asnjë grimë hezitim”.
I pyetur se çka i tha Hashim Thaçit kur u takuan, Haradinaj tha; i thashë që besoj që je ai që je, edhe u shihke që është. E kisha një paragjykim, thojsha ky si President, por ka dalë e kundërta. I vetmi që s’jau ka dhanë kërkujtë për kurrgjo hiç, me deklarata, është veç Hashim Thaçi. Ai është letër e bardhë, e pastër”, tha Haradinaj në T7.