Në media u publikua vetëm një copëz e mesazhit (më të gjatë) replikues të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ndaj Avdullah Hotit, i cili po shprehte brenga dhe dilema rreth votave të diasporës me postë: me aludimet për orientim dhe kanalizim të saj në persona të posaçëm.
Abdixhiku fton për “përmbajtje” deri në përfundim të procesit të numërimit ndërsa fton që çdo dilemë dhe dëshmi ta adresojnë në mbledhje të kryesisë dhe në Prokurori e polici e në institucione përkatëse.
Nacionale publikuar mesazhet e plota për çështjet në fjalë të Abdixhikut:
Të hënën, portali Reporteri publikoi një seri mesazhesh të shkëmbyera mes anëtarëve të LDK-së në një grup në Viber, të cilat nxjerrin në pah shpërthimin e pakënaqësive të brendshme për procesin elektoral.
Komunikimet dyshohet se kishin ngjarë në fillim të muajit mars kur po numëroheshin votat nga jashtë.
Në mesin e protagonistëve të mesazheve të publikuara të hënën është edhe ish-kryeministri Hoti.
Bazuar në komunikimet e publikuara, Hoti kërkonte të informohej për rrjedhën e votave me postë nga jashtë.
Ai ngriste dyshime të mëdha për manipulimin e votave.