Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj edhe në Kosovë

Masat ajrore shumë të nxehta që po mbretërojnë në territoret tona dhe stuhitë me shi në Evropë, më në fund kemi shkëputjen e një mase ajrore ciklonike që do të depërtojë në Itali duke u stacionuar atje dhe duke filluar të ndikojë në motin në viset tona, duke destabilizuar atmosferën me frontet e ftohta ajrore.

Fillimisht në veri të Ballkanit që nga sot priten stuhi të fuqishme, të izoluara, kurse në viset tona zhvillimet do të jenë të rralla. Gjatë së dielën po ashtu vazhdon nxehtësia me zhvillime të izoluara, por me stuhi shumë të fuqishme në shtetet fqinje veriore.

Shtrëngata të fuqishme me breshër dhe erëra të fuqishme priten që nga sot në shumë pjesë të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe sidomos në Serbi.

Cikloni në Itali do të jetë aktiv për shumë ditë duke destabilizuar shpeshherë atmosferën në Ballkan, ndërsa në Kosovë rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër priten ditën e Hënë. Rrebeshe dhe stuhi të izoluara mund të ketë edhe sot dhe nesër, por shtrëngata dhe rrebeshe intensive më të përhapura priten të Hënën.

Së bashku me rrebeshet e shiut do të ulen temperaturat, ndërsa është interesante të theksohet se shumë pak zhvillime priten në Shqipërinë bregdetare. Temperaturat do të ulen përkohësisht edhe në Shqipëri pak a shumë, por reshjet do të jenë të pakta dhe të koncentruara më shumë në viset kodrinore-malore, megjithatë nuk përjashtohet mundësia për ndonjë stuhi afatshkurtër edhe në disa zona bregdetare, por në përgjithësi nuk priten reshje afatgjata në Shqipëri.

Pra, pas shumë ditëve shumë të nxehta radhën e kanë shtrëngatat verore të cilat fillimisht do të jenë të izoluara, kurse të Hënën do të përfshijnë shumë pjesë të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke kushtëzuar lokalisht rrebeshe intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër si dhe ulje të temperaturave./MeteoBallkan

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here