Ish-kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Naim Qorri, ka folur për një varg largimesh nga kjo degë e partisë.
“Pas dorëheqjes sime kanë dhënë dorëheqje edhe dy asamblistë dhe një tjetër aktivist”, ka thënë Qorri në Klan Kosova.
Edhe sot përmes Facebook-ut e mora vesh që edhe një anëtare ka dhënë dorëheqje – Flota Bujupi”.
“Dorëheqjet vijnë nga pakënaqësia e aktivistëve, nga padrejtësia e instalimit të një kryetareje nga qendra e VV-së, si Egzona Tërdevci”.