Kremlini njoftuar se Rusia është duke përgatitur forcat e armatosura, të cilat vijnë si përgjigje ndaj vërejtjes së Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth.
Hegseth është shprehur se Shtetet e Bashkuara duhet të përgatitën për luftë në mënyrë që të sigurojnë paqen. “Ne gjithashtu preferojmë të forcojmë forcat tona të armatosura në çdo mënyrë të mundshme, duke vazhduar të mbështesim plotësisht paqen, duke mbetur të hapur për zgjidhjen e të gjitha problemeve, përfshirë krizën ukrainase, përmes negociatave diplomatike dhe kontakteve politike”, është përgjigjur para medias zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ndër të tjera, Kremlini ka paralajmëruar udhëheqësit europian se Rusia ka ndërmend të ndjek penalisht çdo person ose shtet që vjedh para nga shteti rus.
Kremlini theksoi se vjedhja e aseteve ruse do të sillte dëme të mëdha ndaj depozitave dhe investimeve europiane.
Në një intervistë për Axios, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Kievi ka qenë gati të kërkonte rifitimin e territorit të tij vetëm përmes mjeteve diplomatike në të ardhmen.
Por, Peskov ka thënë se procesi i negociatave pati një pauzë. Ai ka nënvizuar, se Kievi i cili akuzon Moskën për kërkesat e paarsyeshme, nuk janë duke përshpejtuar procesin e rifillimit të bisedimeve.
Zëdhënësi rus e ka cilësuar si “budallallëk” akuzën e Ukrainës ndaj Rusisë për bombardimin e termocentralit bërthamor në Zaporizhia, pasi Moska ka kontrollin e objekteve të centralit.