Burri i vë zjarrin gruas në tramvaj në Gjermani, shpallet në kërkim autori

Gjermani, 16 Mars 2025 – Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin Gera të Turingut, ku një 46-vjeçare ka pësuar djegie të rënda pasi bashkëshorti i saj i vuri flakën gjatë udhëtimit me tramvaj.Autoritetet policore kanë identifikuar të dyshuarin si Tengizi Kakiashvili, një 46-vjeçar me origjinë nga Gjeorgjia, dhe e kanë shpallur atë në kërkim. Zëdhënësja e policisë, Katja Rieder, ka njoftuar se mundësia që i dyshuari të jetë i rrezikshëm nuk mund të përjashtohet dhe ka kërkuar që qytetarët të mos e vënë veten në rrezik.

Në momentin e ngjarjes, shoferi i tramvajit përdori një zjarrfikës për të shuar flakët, por gruaja, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, u dërgua me urgjencë në spital me helikopter dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike.

Policia po heton për të sqaruar rrethanat e krimit dhe për të përcaktuar nëse ky akt ishte i rastësishëm ose një akt i planifikuar nga burri i viktimës.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here