Britania e Madhe miraton ilaçin për kancerin e gjirit

Një ilaç i ri që ndihmon në ngadalësimin e përhapjes së një lloji të pashërueshëm të kancerit të gjirit është miratuar për përdorim në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.
Shkencëtarët e përshkruan miratimin e capicertibit nga Instituti Kombëtar për Ekselencën e Shëndetit dhe Kujdesit (NICE) si një “moment historik”.
Më shumë se 1000 gra me sëmundje HER2-negative HR-pozitive mund të përfitojnë nga marrja e pilulës dy herë në ditë çdo vit, tha NICE.

Ilaçi, i njohur gjithashtu si Truqap dhe i prodhuar nga gjiganti farmaceutik britanik AstraZeneca, ndihmon në ngadalësimin ose ndalimin e përparimit të kancerit. Kjo do të thotë se mund të ndihmojë disa pacientë të jetojnë më gjatë, raportoi AFP.

“Njerëzit me kancer të avancuar të gjirit do të vlerësonin një trajtim të tillë si capiacertib, i cili mund të administrohet kur opsionet janë të kufizuara dhe sepse mund të vonojë nevojën për kimioterapi dhe efektet anësore të saj”, tha Helen Knight, drejtore e vlerësimit të barnave në NICE.
Kanceri i avancuar i gjirit ka mutacione të caktuara gjenetike dhe përhapet në indet e gjirit ose pjesë të tjera të trupit.
Rezultatet nga një provë klinike treguan se capiacertib plus terapia hormonale fulvestrant rriti kohën para se kanceri të përkeqësohej me rreth 4.2 muaj krahasuar me placebo dhe fulvestrant.
Instituti i Kërkimeve të Kancerit (ICR) në Londër përshëndeti masën, e cila pason dekada kërkime nga shkencëtarët e tij.
“Ky njoftim është një triumf që do të përmirësojë trajtimin e këtyre pacientëve me llojin më të zakonshëm të kancerit të avancuar të gjirit”, tha shefi ekzekutiv i ICR, Christian Hellin.

“Rreth gjysma e pacientëve me këtë lloj kanceri të gjirit kanë mutacione në një ose më shumë gjenet e tyre dhe në këta pacientë capivasertib mund të ndalojë përparimin e sëmundjes”, shpjegoi ai.
NICE raportoi se në vitin 2020, 40,192 gra u diagnostikuan me kancer gjiri. Pothuajse 15% e tyre kishin sëmundje të avancuar kur u diagnostikuan.

/Ora News/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here