Qeveria Spanjolle ka njoftuart se një avion i Forcave Ajrore Spanjolle, me ministren e Mbrojtjes Margarita Robles në bord, i është bllokuar sistemi GPS pranë Kaliningradit, ndërsa po e transportonte ministren drejt Lituanisë.
“Rusia ka tentuar të kryejë të njëjtin sulm të kryer javë më parë ndaj avionit me të cilin udhëtonte Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kundër një avioni të Forcave Ajrore me të cilin fluturonte Ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, të mërkurën, me destinacion Lituaninë.
Konkretisht, një A330 MRTT i Forcave Ajrore Spanjolle ishte viktimë e një përpjekjeje për të prishur sistemin e saj GPS ndërsa fluturonte mbi Detin Baltik, në hapësirën ajrore ndërkombëtare, 20 milje nga Kaliningradi, një rajon rus në Evropë”, bëri me dije qeveria spanjolle.
Komandanti i avionit, i cili po fluturonte në 40,000 metra lartësi në atë kohë, shpjegoi se këto lloje shqetësimesh janë bërë shumë të zakonshme vitet e fundit, si pranë Kaliningradit ashtu edhe në zona të tjera konflikti.