Bashkësia Islame e Kosovës ka kërkuar nga imamët e të gjithë xhamive në Kosovë që në ligjeratën e (Xhumasë) të flasin për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.
Imamët pohuan se BIK distancohet nga vrasjen në emër të fesë islame, dhe kërkon dënimin e autorëve për vrasjen Likës.
Në paraburgim si të dyshuar për vrasjen e rreshterit janë gjashtë persona: Haki Bela, Diamant Gashi, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika dhe Shkëlqim Kuka, nën dyshimin për përfshirje në organizimin dhe vrasjen e të ndjerit.
Ndërkaq, sot Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka zhvilluar një aksion në Kaçanik, duke shoqëruar disa persona të dyshuar si pjesë e grupit “Rinia Islame në Kaçanik”, që dyshohet për shpërndarje të thirrjeve me motive fetare.
Klankosova.tv mëson se njëri nga të shoqëruarit është vëllai i njërit prej të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika më 1 prill.
Policia ka bastisur edhe shtëpinë e Elmedin Rakës, i cili më herët ishte shpallur i pafajshëm për rastin e djegies së Degës së Gjykatës në Kaçanik.