Avokati Besnik Berisha ka deklaruar se i kërkuari nga Policia e Kosovës, Enver Sekiraqa ndodhet në spital.
Ai këto deklarime i bëri para pak çasteve në një paraqitje televizive në RTV Dukagjini.
Gjithsesi, më pas ai plotësoi deklarimin duke thënë se fakti që është në spital, nuk do të thotë se është në Kosovë.
“Është në spital, po nuk thashë që është në Kosovë”, tha ndër tjerash ai.