Bekë Berisha pasi del nga seanca: Na kanë harru miqtë, t’ia vëmë një sheshi emrin e Trump, që të angazhohemi…

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, pas dështimit të radhës për të zgjedhur kryeparlamentarin/en, tha se si Grup Parlamentar e kanë një propozim – një shesh i Prishtinës të emërohet sipas emrit të presidentit amerikan Donald Trump.

Ai tha se me këtë do t’ia tërhiqnin vëmendjen miqve që, sipas tij, e kanë harruar Kosovën.

Po shihet që kjo s’po mbaron edhe nuk do me dalë dikush, si duket i kanë mësu këta liderët tonë politikë me iu kallxu, me i kap për krahu me iu thënë qeshtu duhet me bë. Ne jemi të shqetësuar për këtë situatë dhe normalisht që bisedojmë me grupin edhe e kemi një propozim si Grup Parlamentar. Mendojmë dhe kërkojmë nga kryetari i Prishtinës që me zgjedhë një shesh, ndër sheshet kryesore të Prishtinës dhe me ia vu emrin e presidentit Trump. Në mënyrë që të angazhohen dhe të mos na harrojnë sepse na kanë harruar miqtë, s’po merret kush me neve. Dhe si duket ne nuk jemi të zot me zgjidhë asnjë situatë politike në Kosovë”, tha Berisha.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here