Vrasja e Liridona Murselit në Bërnicë të Prishtinës ka tronditur vendin. Tashmë Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë janë në zbardhje të rastit, ku deri më tani janë arrestuar tre persona.
Granit Pllana është personi i cili dyshohet se është dorasi në vrasjen e Liridona Murselit, por i arrestuari tjetër me Planën ështe edhe Naim Murseli, burri i Liridonës.
Plana në Polici, ka deklaruar se ka marrë 30 mijë euro nga Naim Murseli për ta qëlluar për vdekje Liridonën. Më pas Paparaci, përmes burimeve të veta raportoi se Naim Murseli ka pranuar se ishte ai që ka planifikuar vrasjen e gruas së tij.
Reagimet janë të shumta mbi rastin që tronditi vendin. Megjithatë, kujtojmë se Behgjet Pacolli, ishte një person i afërt me Naim Murselin. Kjo e dëshmon edhe nga fotot që kanë këta dy të fundit, teksa Periskopi ua sjell një postim të z. Pacolli më 2022, ku thur lavde për Naim Murselin.
Postimi i plotë: