Bashkëluftetari i Ilir Konushevcit: S’kemi menduar kurrë se do t’i bëhej pritë në shtetin që kishim më së shumti besim

Sot janë bërë 26 vjet që nga rënia e heroit të kombit, Ilir Konushevci, bashkë me Hazir Malajn në një pritë të organizuar në rajonin e Bajram Currit.

Në lidhje me jetën dhe veprimtarinë heroike të Ilirit ka folur bashkëluftëtari i tij, Shaip Haziri, i cili tha se Ilir s’ka qenë vetëm furnizuesi kryesor i armatimit për pjesëtarët e UÇK-së, por edhe një nga figurat më të çmuara të saj.

“Figura e Ilir Konushevcit është figurë jashtëzakonisht e çmuar në kuadër të UCK-së. Kur flitet për UCK-në, figura e Ilirit është njëra nga figurat kryesore të saj. Sot 26 vjet më parë në një pritë të organizuar mirë, Ilir Konushevci bashkë me bashkëluftëtarin e tij, Hazir Malajnë, ranë në pritë në rajonin e Bajram Currit”.

“Për pjesëtarët e UÇK-së dhe bashkëluftëtarët e tij ka qenë goditja më e rëndë që ka mundur ta përjetojë UÇK-ja. Kur e them këtë e kam parasysh se të gjithë këtu brenda kemi mundur të vritemi, por asnjëherë s’e kemi menduar se Ilir Konushevci do t’i organizohet një pritë në shtetin ku ne e kemi pasur besimin më të madh dhe sigurinë më të madhe”, tha Haziri në “Info Magazine’.

Tutje, Haziri tha se vizioni dhe qëllimi i Ilirit s’ka qenë i ngushtë, e që sipas tij, ai çlirimin e Kosovës e ka parë si të vetmen mundësi nëpërmjet përgatitjes për luftë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here