Basha paralajmëron vizita në Prekaz e te familja Rugova pasi kërkoi falje për shkrimin kundër UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha u tërhoq pak nga arsyetimi duke kërkuar falje sot për një tekst bashkautorial të vitit 2012 kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha në një konferencë për media se nuk mban përgjegjësi për asnjë fjalë tjetër në atë tekst, përveç një kapitulli.

“Po pajtohem që është dashur të jem më i kujdesshëm. Unë s’e kam lexu atë artikull kurrë. Sikur t kisha lexu kisha reagu menjëherë, s’e kisha lënë 13 vjet me qëndru aty, dhe po, mundesh me më thënë që kam qenë neglizhent, i pakujdesshëm dhe i pavëmendshëm. Po pajtohem për shkak se duhet me e mbajtë një barrë të përgjegjësisë”, tha Basha.

Kryetari i Kuvendit tha se nuk e ka ditur se artikulli do të publikohej ashtu. Ai kërkoi falje përt “pakujdesinë”, ndërsa tha se ka kërkuar të hiqet kapitulli që tha se e ka shkruar ai dhe emri i tij nga teksti.

Po në këtë konferencë, Basha paralajmëroi se do të zhvillojë vizita në Prekaz e te familja e presidentit Ibrahim Rugova.

“Sigurisht që do të shkojë t’i vizitojë. Ato janë vende të shenjta të të gjithë shqiptarëve. Po besoj që në një kohë shumë të shkurtër, marrë parasysh angazhimet që i kemi pasë këto ditë. Patjetër se do ta vizitojë edhe Prekazin, do ta vizitojë edhe familjen e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe e çmoj e vlerësoj secilin person që ka kontribuuar për shtetin tonë”, tha ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME