Haradinaj: Kurti është arsyeja pse Serbia është trimëruar dhe ka ndodhur sulmi në Banjskë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj vazhdon ta cilësojë Kurtin si arsyen kryesore pse Serbia është trimëruar dhe ka ndodhur sulmi në Banjskë.

Haradinaj shton se, kryeministri me gabimet dhe sjellet e tij, iu ka dhënë shpresë atyre, që edhe nëse sulmojnë, nuk ndëshkohen.

Tutje, sipas Haradinajt, nëse Kurti vazhdon me këto sjellje, serbët do të jenë prapë të inkurajuar.

“Arsyet pse është trimëruar Serbia, duke goditur, ashtu siç ka goditur në Banjskë, ka të bëjë me gabimet e Kurtit. Kurti ua ka krijuar terrenin me gabimet e veta, që ata edhe të shpresojnë që nuk do ndëshkohen”

“Nuk mbahet siguria vetëm nga puna e ditore, është komplekse. Nëse, Serbia e dinë që ne i kemi marrëdhëniet shumë të fuqishme me Amerikën, nuk guxon as ëndërr ta sheh Kosovën, por ata i shfrytëzojnë dobësitë tona me na goditë. Kjo i bie, që nese Kurti vazhdon kështu, ata prap kanë me u inkuruaju”, tha Haradinaj në Kanal10.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here