Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në emisionin CONTEXT në ATV, vlerësoi se Qeveria po fokusohet kryesisht në subvencione e transfere, ndërkohë që investimet kapitale kanë mbetur prapa. Ajo tha se është më e lehtë të shpërndahen para sesa të realizohen projekte infrastrukturore.
Sipas saj, disa ministri kanë buxhete të konsiderueshme për projekte të mëdha, por nuk po arrijnë të përmendin asnjë investim infrastrukturor konkret.
“Subvencionet në 2021 ka pasë 15.4 milionë, investimet kapitale 9.2 milionë. A e dini pse? Sepse është shumë e vështirë me implementu projekte, por shumë lehtë me ulë me vendime, me shpërnda para. Shikoje, në vitin 2022, 13 milionë i ka subvencione para organizatave të ndryshme, për të cilat as unë as ju nuk e dimë kah kanë shku”, tha Bajrami.
Deklaratën e plotë të Hykmete Bajramit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: