Babai, vëllai dhe i fejuari dhunojnë 29-vjeçaren, policia gjen edhe armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 29-vjeçare është dhunuar nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj, që sipas policisë ka ndodhur për arsye të dobëta.

Si rezultat janë vënë në pranga personat A.B. 60 vjeç (babai), E.B. 26 vjeç (i vëllai) dhe A.J. 34 vjeç (i fejuari).

Gjatë kontrollit në banesë, policia ka sekuestruar një armë gjahu dhe municion ushtarak, të cilat i përdorte A.B..

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një 29-vjeçare ishte dhunuar nga familjarët e saj, për motive të dobëta, në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here