Avokati Koci: Gjykata Speciale nuk u bind se babai i Thaçit po vdiste, mungesë humanizmi

Avokati Arianit Koci ka kritikuar Gjykatën Speciale.
Pas vdekjes së babait të Thaçit, ai ka shkruar se gjithë java ishte me padrejtësi dhe mungesë humanizmi.
Postimi:

1. Haxhi Thaçi u nda nga kjo botë. Kosova humbi një njeri të saj. Por më shumë se kaq – kjo javë dëshmoi një padrejtësi, një mungesë të plotë humanizmi.
Më shumë se një herë, Hashim Thaçit iu refuzua e drejta për ta vizituar babanë e tij, që po jepte shpirt.
Më shumë se një herë, një panel gjyqësor në Hagë nuk u bind se një njeri po vdiste.
E lanë të priste. E lanë të shpresonte. Dhe kur më në fund ia dhanë lejen, ishte vonë.
Dhe e gjitha kjo bëhet edhe më e rëndë kur kujtojmë se Hashim Thaçi nuk është thjesht i ndaluar – ai është i izoluar mijëra kilometra larg Kosovës, në një paraburgim që s’ka fund.

2. Drejtësia nuk është vetëm procedurë dhe rregull. Drejtësia është edhe ndjeshmëri.
Është të kuptosh kontekstin. Është të mos e trajtosh një njeri që ka sakrifikuar për këtë vend sikur të mos kishte histori, sikur të mos kishte familje, sikur të mos kishte dhimbje.
Tani, nuk ka më justifikime.
Duhet t’i jepet leja për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.
Kështu e do humanizmi. Kështu e kërkon drejtësia.
Prehu në paqe, Haxhi Thaçi.
E vërteta mund të vonojë – por nuk humb kurrë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here