Avokati Jashari: Mënyra qysh Naim Murseli e përshkruante grabitjen, s’kishte logjikë

Arbër Jashari, avokat, ka komentuar rastin e vrasjes së Liridona Ademajt nga i dyshuari Naim Murseli. I ftuar në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, Jashari deklaroi se ka dyshuar në rrëfimin e Murselit që nga fillimi.

Sipas avokatit, mënyra se si e përshkruante rastin e ikjes, më shumë ngjante në luftë sesa në grabitje.

“Mënyra se si ai e përshkruante ikjen më shumë ngjante në luftë sesa me një vepër reale të grabitjes. Kam qenë i bindur se kjo nuk është grabitje, sepse grabitësi e ka për qëllim marrjen e sendeve me dhunë ose kanosje serioze, ai është hajn që del për me të frikësu me armë për me realizu qëllimin e vet. Mënyra qysh ai e përshkruante nuk kishte logjikë. Grabitësi nuk besoj se do të kishte ardhur deri të ekzekutimi i gruas, sepse nuk besoj që gruaja ka shfaqur ndonjë rezistencë. Nuk më ka bindur rrëfimi i tij se është një grabitje. Nuk më vjen mirë që ka dalë ai versioni që kam thënë unë. Familja do ta kishte pranuar më lehtë po të ishte grabitje”, tha Jashari.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here