Autoritetet në Gaza: Sulmet e fundit izraelite vranë 89 gra dhe 174 fëmijë

Të paktën 89 gra dhe 174 fëmijë janë vrarë nga sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan këtë të mërkurë autoritetet lokale në Gaza.

Avionët luftarakë izraelitë goditën Gazën të martën, duke shkaktuar më shumë se 400 viktima palestineze dhe duke prishur marrëveshjen e armëpushimit dhe atë të shkëmbimit të të burgosurve, të cilat kishin zgjatur gati dy muaj.

“Në mesin e viktimave gjenden 89 gra, 174 fëmijë dhe 32 të moshuar,” deklaroi Ismail Al-Thaëabta, drejtori i zyrës për media të qeverisë së Gazës.

Ai theksoi se shumica e të vrarëve në sulmet izraelite të së martës janë gra, fëmijë dhe të moshuar.“Këto shifra konfirmojnë qëllimin e paramenduar të okupimit izraelit për të përfunduar krimin e gjenocidit kundër popullit tonë në Gaza,” shtoi Al-Thawabta.

Që nga tetori i vitit 2023, fushata ushtarake izraelite ka shkaktuar gati 50 mijë viktima palestineze, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, ndërsa mbi 112 mijë të tjerë janë plagosur.

Në nëntor 2024, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here