Atentati ndaj kryeministrit sllovak – njerëzit po e krahasojnë me vrasjen që shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore

Një atentat kundër kryeministrit sllovak Robert Fico ka shkaktuar tronditje në një vend ku një dhunë e tillë është ‘e paprecedentë’.

Politikanët e Evropës Qendrore dhe Lindore shpesh udhëtojnë “me pak siguri” që i ndan nga anëtarët e publikut të gjerë.

Por njerëzit kanë frikë se një siguri e tillë e dobët ka çuar në “momentin e Franz Ferdinandit” të Sllovakisë, duke na çuar një hap më pranë kërcënimit të afërt të Luftës së Tretë Botërore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Rrjetet sociale tashmë janë plot me komente të njerëzve që e krahasojnë vrasjen e politikanit pro-Putin me vrasjen e Franz Ferdinand, trashëgimtarit të fronit austro-hungarez, që shkaktoi shpërthimin e Luftës së Parë Botërore saktësisht një muaj më vonë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights