NATO funksionon në bazë të Traktatit të Atlantikut Verior, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 1949. Traktatet janë marrëveshje ndërkombëtare me shkrim, të lidhura nga shtetet. Traktati në fjalë, ndër tjera, rregullon edhe procedurën e anëtarësimit të shteteve të reja.
Ditëve të fundit kemi parë një mobilizim të madh të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, të cilët kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO. Madje, edhe Presidenti i Turqisë, Erdogan, ditë më parë u shpreh në favor të Kosovës lidhur me këtë çështje.
Por sot Kosova behet antare e asocuar e NATO-s
Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asocuar.