Nemo, fituesi i edicionit të 68-të të Eurovision Song Contest, i cili tërhoqi vëmendjen duke u deklaruar si person jo-binar (i papërcaktuar në gjini), u bëri thirrje autoriteteve zvicerane të njohin një gjini të tretë – gjininë asnjanëse.
“Nuk ka gjini të tretë në Zvicër dhe mendoj se kjo është krejtësisht e papranueshme. Ne duhet ta ndryshojmë këtë”, tha ai.
Gazetarët më pas e pyetën se kë do të telefononte i pari pasi të fitonte, ai u përgjigj se do të telefononte Beat Jans, ministrin zviceran të drejtësisë.
Ne duhet të përfaqësohemi edhe në politikë. Është vërtet e rëndësishme që njerëzit të ndihen të pranuar”, tha ai, duke shtuar se shpreson të organizojë një takim me ministrin për të diskutuar të drejtat e njerëzve jo-binarë.
Zëdhënësi i ministrit më pas deklaroi se dëshironte të takohej me Nemon dhe se aktualisht po rregullonin një datë për takimin. Ai ka dërguar edhe një mesazh duke e uruar për fitoren në Eurovision.
Kujtojmë se një vit e gjysmë më parë, autoritetet zvicerane hodhën poshtë propozimin për futjen e një opsioni të tretë gjinor në të dhënat zyrtare, duke deklaruar se binari gjinor është i rrënjosur thellë në shoqërinë zvicerane.