Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti FAST ka arrestuar një shtetas të Turqisë, E.S., i cili ishte i kërkuar përmes INTERPOL’it urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Turqia.
Ai dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të krimit të organizuar që përfitonte financiarisht nga rekrutimi i grave për detyrim në prostitucion.
E.S. është ndaluar për 48 orë.
“Sot me datë 19.03.2025 rreth orës 14:300, zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, kanë bërë arrestimin e një personi shtetas turk me inicialet E.S., i lindur 1981, i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga Turqia, pasi që i njëjti dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të krimit të organizuar që përfitonte financiarisht nga rekrutimi i grave për detyrim në prostitucion. Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 ore për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.”