Policia e Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar për arrestimin e dy të dyshuarve në veprën penale “Dhunë Familjare”, “Kanosje”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, më datë 1 korrik 2024 në fshatin Peqan të Suharekës.
Njësiti policor menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar A.G (1956), dhe B.G (1990), të cilët dyshohen se pas një mosmarrëveshje familjare mes të dyshuarve, njëri nga ta kishte tentuar ta marr një sopat dhe ta sulmoj.
Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë, gjatë hetimit të rastit ka gjetur prova për të dyshuarin A.G i cili dyshohet për posedim të armës pa leje dhe gjatë kontrollit të shtëpisë është sekuestruar në cilësi të provave materiale këto armë:
• Një pistoletë kalibër 7.62 mm ,
• Një fishek te kalibrit 7.62 dhe
• Një karikator