Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë, dyshohet se tentuan ta vrisnin me thikë një të mitur

Policia ka arrestuar dy persona, njëri prej tyre i mitur, të dyshuar për ‘vrasje të rëndë në tentativë’.

Të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar me thikë një person të tretë, po ashtu i mitur, transmeton lajmi.net.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKU kurse të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar -i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights