Njohësi i çështjeve politike thotë se, mbrëmë as kryeministri Kurti dhe as kryetari i PDK-së, Krasniqi, nuk ishin të qartë rreth datës se kur do të mbahen zgjedhjet në Kosovës.Sipas Arifit, zgjedhjet janë e vetmja mënyrë që kjo Qeveri të ketë rrugë-dalje nga krejt veprimet e paafta që kanë bërë.
Sipas tij, janë dy momente kur vendi mund të shkojë në zgjedhje.“Edhe mbrëmë, as VV’ja e as PDK-ja, nuk ishin shumë të qartë rreth datës kur do të shkohet në zgjedhje, por nga këndvështrimi im janë dy momente kur mund të shkohet në zgjedhjet e parakohshme, pikërisht për shkak të ngërqit qeveritar dhe pikërisht për shkak se Kosova është e izoluar. Mazhoranca u tregua shumë e paaftë dhe i duhet një rrugë dalje, që janë zgjedhjet e jashtëzakonshme”, tha Arifi.
Mund të jetë pranvera e vonshme ose vjeshta e herëshme, këto janë dy momentet në të cilat partitë duhet të merren vesh”, shton ai.Tutje, ai shton se VV’ja është përsëri më afër fitores, por sipas tij, më nuk do t’i ketë mbi 50% të votave.
Sipas sondazheve të fundit, VV’ja është më afër fitores, por kjo është term realtiv se çka quajm fitore, fitore mbi 50% nuk do të ketë, pikërisht për shkak të rrethanave në të cilat gjendet Qeveria e Kosovës”, tha Arifi për GazetaBlic.