Dëshmitari i katërt i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, Jock Covey, theksoi para Gjykatës Speciale në Hagë se UÇK nuk ka pasur komandë qendrore.
Ai shërbeu si Zëvendës Kryesor në Administratën e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nga viti 1999 deri në vitin 2001.
Gjithashtu ka asistuar diplomatin francez, Bernard Kouchner. Në ditën e parë të dëshmisë së tij, Covey sqaroi se “UÇK-ja ishte më shumë një lëvizje sesa ushtri”.
Ai foli për një takim i cili ishte mbajtur për t’i bindur komandantët e zonave për marrëveshjen për çarmatim. Aty, sipas ish zyrtarit amerikan, është vërejtur se marrëdhënia e Thaçit me komandantët e zonave ishte “e ndërlikuar”.
“Unë nuk kam pasur asnjëherë një pasqyrë të plotë ose një kuptim shumë të mirë- skemë të mirë të asaj që ushtria do ta quante rendi i luftimeve të UÇK-së për të kuptuar më qartë se kush ishte përgjegjës për një rajon të caktuar dhe kujt i raportonte ky person i caktuar.
Një pjesë e mirë e kuptimit tonë kishte të bënte me faktin që jeta e brendshme e UÇK-së sipas KFOR-it dhe unë kam pas kontakte të rregullta me UÇK-në në të gjithë nivelet dhe sigurisht që kishte persona të caktuar që UÇK-ja donte të fliste në kuptimin e preferencës për të folur.
Këtu nuk e kam fjalën për biseda rastësore, por më duhet të them që prej ditës së parë që kemi qenë në Kosovë; e kam fjalën për Kouchner dhe veten time- kemi angazhuar takime të rregullta me Mike Jackson në selinë e vet dhe qëllimi kryesor ka qenë që të shkëmbejmë informacion”, tha dëshmitari.