Ambasadorja e Kanadasë në Kosovë vizitoi minierën “Trepça”

Zëvendësministri i Ekonomisë (ME), Getoar Mjeku së bashku me ambasadoren e Kanadasë, Jessica Blitt dhe eksperten e minierave të angazhuar në ME, Deborah Archibald, e kanë vizituar ndërmarrjen “Trepça”.
Kjo vizitë u realizua në kuadër të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira që ka Republika e Kosovës me Kanadanë, veçanërisht në sektorin minerar, me përkrahjen që po i jepet vendit tonë për krijimin e strategjisë së re për minierat në Kosovë.
Gjatë vizitës, zëvendësministri Mjeku e ambasadorja Blitt panë për së afërmi kushtet në të cilat po zhvillohet procesi i punës në ndërmarrjen “Trepça” dhe u njoftuan për gjendjen në këtë ndërmarrje.
Qeveria e Kanadasë po përkrah Ministrinë e Ekonomisë me një eksperte të fushës së minierave, e cila do të vazhdojë të kontribuojë gjatë muajve në vijim, për zhvillimin e strategjisë së re të minierave dhe modernizimin e teknologjisë në “Trepçë”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here