Aliu takohet me Kryediplomatin e Malit të Zi, flasin për rrugën Deçan-Plavë, tunelin e Rozhajës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar dje me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic.

Aliu ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për rrugën Deçan-Plavë, studimin e fizibilitetit për ndërtimin e tunelit të Rozhajës, si dhe për hapjen e koridoreve ajrore mes dy vendeve.

“Sot zhvilluam një bisedë shumë të këndëshme me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi z. Ervin Ibrahimovic. Në kohën sa z. Ibrahimovic ka qenë Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Investimeve Kapitale në Repubikën e Malit të Zi, kemi pasur mundësinë që të arrijmë marrëveshje për rrugën Deçan – Plavë, për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e tunelit të Rozhajës, si dhe për hapjen e koridoreve ajrore mes dy vendeve. Projekte për të cilat diskutuam edhe sot, me bindjen se shumë shpejtë edhe do të jetësohen”, ka shkruar Aliu.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here