Kuvendi i Kosovës nuk miratoi kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Kryesuesi Avni Dehari njoftoi për një pauzë pas rezultatit të votimit.
Sipas Deharit, në sallë ishin të pranishëm 115 deputetë, ndërsa votimi nuk prodhoi shumicën e nevojshme për zgjedhjen e kryetares së re.
“Konstatoj se Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime”, deklaroi Dehari.
Rezultati i votimit ishte i pamjaftueshëm për zgjedhjen e saj, ndaj seanca u ndërpre për një pauzë 15-minutëshe.