Memli Krasniqi kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar liderin e VV-së Albin Kurti, dhe këtë parti, duke thënë se njëjta kanë vendosur që të vazhdojnë talljen me qytetarët e vendit, pas dështimit të radhës së seancës konstituive të Kuvendit.
Krasnqi ka thënë, se votimi i fshehur i propozuar nga Avni Dehari, nuk ka kuptim, do të vlente vetëm nëse do të ishin dy kandidatë.
Tutje, ai ka shtuar se VV-ja, nuk i ka as 57 vota më, dhe se Albulena Haxhiu ‘‘nuk kalon pikë’’.
‘‘Ka vendos me vazhdu talljen edhe me kandidaten edhe Haxhiu edhe me krejt qytetarët e Kosovës. Ju thash, nuk bëhet kjo punë. Votimi i fshehtë kur janë dy kandidatë, ka nifar kuptimi. Por në këtë rast nuk vlen. Frika e tyne, po besoj me u bo horë, se edhe këta duhet me e kuptu që janë ka bëhen horë. S’kanë arsyetim. 55 vota i kanë, as 57 që i kanë pas ma herët s’po mrrijnë me i bë, nuk kalon Albulena Haxhiu, këtë e din zoti Kurti, çdo qytetarë tashmë. Nuk kalon Albulena Haxhiu pikë. Qytetarët nuk i kanë borxh Albin Kurti për me majt të bllokum vendin, se u tek një shoqe e tij me u bë kryetare e Kuvendit’’, ka thënë ai pas seancës.