Aktivisti Liridon Kurti vazhdon shpërndarjen e shujtave të iftareve për fëmijët jetimë

Sot është dita e pestë e Ramazanit, ndërsa ndihmat për familjet nevojtare po vazhdojnë në qytetin e Mitrovicës.

Disa shoqata, biznesmenë dhe familje të ndryshme zgjedhin që gjatë këtij muaji të ndihmojnë nevojtarët, shkruan Jepi zë.

Njëri nga aktivistët më aktiv që ndihmon është Liridon Kurti, i cili përmes një postimi ka njoftuar që edhe sot janë shpërnarë shujta iftari për jetimët dhe familjet e tyre.

Aktivisti mitrovicas ju ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi dhe duan të ndihmojnë le të kontaktojnë shoqatën për përgatitjen dhe shpërndarjen e iftareve./ Jepi zë

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here