Aktivistët e gjuajnë me torte “15%” kryetarin e ZRrE-së

Aktivistët e nismës “Asnjëcentmëshumë” i bënë një “dhuratë” kryetarit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, një tortë me mbishkrimin “15%” në një parking të enjten.

Megjithatë, Fejzullahu nuk e pranoi tortën teksa aktivisti Dibran Hoxha ia hodhi atë kur kryetari i ZRrE-së hyri në veturë.Ky aksion është një vazhdim i një aksioni tjetër që u zhvillua ditë më parë brenda zyrave të ZRrE-së.

Aktivistët janë duke kundërshtuar rritjen e paralajmëruar prej 15 për qind të çmimit të energjisë elektrike që pritet të hyjë në fuqi nga prilli.Një protestë tjetër është planifikuar të mbahet të shtunën, në orën 15:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here