Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion të gjerë policor në rajonin e Prishtinës e të Pejës dhe ka njoftuar se është goditur grupi kriminal që dyshohet se merrej me fajde, raporton Gazeta Sinjali.
Si rezultat i hetimeve intensive nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, të asistuar nga njësitet relevante policore, aksioni ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar.Ky operacion policor, po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.